Flash News

E-TJERA

Padia për emërimin e ministrave, Gjykata Kushtetuese cakton datën e përballjes Meta-Rama

Padia për emërimin e ministrave, Gjykata Kushtetuese cakton datën
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të përballen për herë të parë në gjykatë më 18 maj. Kështu bën me dije përmes një njoftimi Gjykata Kushtetuese. Seanca ishte parashikuar të mbahej më 25 mars, por u shty për shkak se një prej anëtarëve të trupit gjykues ishte prekur nga Covid-19.

Gjykata do të shqyrtojë mosmarrëveshjen ndërmjet kryeministrit dhe presidentit lidhur me interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Rama depozitoi padia në janar të 2019-ës pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta asokohe refuzoi të dekretonte Cakajn me argumentin se kandidatura e tij nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Më pas Rama mori postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa Cakaj të ushtruesit të detyrës.

Të fundit