Flash News

E-TJERA

Palmer flet për kandidimin e Tom Doshit: Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill

Palmer flet për kandidimin e Tom Doshit: Përgjegjësi e

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit.

Teksa është ndalur te kandidimi i Tom Doshit, Palmer tha se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.

’E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente.

Është përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill", tha Palmer.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim prej vitit të kaluar u ka bërë thirrje partive që në lista të kenë kandidatë të pastër.

Ajo ka shënjestruar një prej kandidatëve, Tom Doshin të cilin ajo kërkon që të mos kandidojë pasi DASH e ka shpallur non-grata.

Më herët, Palmer ka folur me liderët në Shqipëri, Ramën, Metën e Bashën dhe i ka cilësuar ato si biseda të mira. Ai ka vlerësuar gjithashtu përpjekjet për Reformën në Drejtësi.

‘’ Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë.’’- tha Palmer.

Të fundit