Flash News

E-TJERA

Pamje nga fabrika e bojërave që u dogj në Maminas, flakët shkrumbuan magazinën

Pamje nga fabrika e bojërave që u dogj në Maminas, flakët

Këto janë pamjet që vijnë pas zjarrit që përfshiu fabrikën e bojërave në Maminas, në autostradën Durrës-Tiranë.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha duke shkrumbuar gjithçka në magazinë. Shkak për përhapjen e flakëve janë bërë edhe materialet lehtësisht të djegshme.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet.

Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Pamje nga fabrika e bojërave që u dogj në Maminas, flakët

Të fundit