Flash News

E-TJERA

Pamjet, Kryemadhi gjen kohë për video-lojra gjatë takimit elektoral

Pamjet, Kryemadhi gjen kohë për video-lojra gjatë takimit

Edhe pse ndodhemi vetëm pak ditët larg zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka gjetur kohë edhe për të luajtur me video-lojra në telefonin e saj.

Ajo është filmuar duke luajtur në telefon gjatë takimit elektoral që zhvilloi në qytetin e Korçës pak ditë më parë, teksa kandidatët e LSI-së po flisnin para qytetarëve. Videoja është duke u shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. 

Video-loja që pretendohet se po luan Kryemadhi është "PlayerUnknown's Battlegrounds" (PUBG), ku deri në 100 lojtarë hidhen me parashutë në një ishull dhe kërkojnë armë dhe pajisje për të vrarë të tjerët, ndërsa shmangin vetëvrasjen.

Të fundit