Flash News

E-TJERA

Pandemia/ Greqia shtyn sërish afatin, Kapshtica e mbyllur deri më 3 maj

Pandemia/ Greqia shtyn sërish afatin, Kapshtica e mbyllur deri më
Foto ilustruese

Greqia ka shtyrë për të disatën herë hapjen e pikës kufitare të Kapshticës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se shteti helen ka shtyrë deri në datën 3 maj afatin e bllokimit të Kapshticës.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021", thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri në këtë datë hyrja drejt Greqisë do të të jetë e mbyllur, ndërsa hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë personat dhe kategoritë e mjeteve.

Të fundit