Flash News

E-TJERA

Para të fshehta nga Rusia/ Si ia hodhi Basha drejtësisë me ndihmën e Ramës; akuzat i cilësonte të sajuara

Para të fshehta nga Rusia/ Si ia hodhi Basha drejtësisë me

Lulzim Basha është paguar 500 mijë dollarë fshehurazi nga Rusia me ndërmjetësimin e kompanisë Biniatta Trade LP. Këto janë faktet dolën pas investigimit të BBC.

Sipas artikullit, Basha u ndihmua nga e njëjta firmë që përdorej edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ish-kreu i ndjerë i grupit merenar "Wagner", Yevgeny Prigozhin. Edhe pse investime të fshehta ruse, Basha arriti të depërtojë me ndihmën e Rams dhe te ngjitet në karriget e Këshillit të Evropës për të folur për luftën ruse në Ukrainë dhe asetet e tyre.

Siç shkruan dhe BBC, Basha u paraqit në Këshillin e Evropës, duke fshehur lidhjet e tij ruse.

Lobimi përmes kompanive fantazëm

Një vit më parë, një zyrtar amerikan deklaroi se Lulzim Basha kishte marrë gjysmë milioni dollarë të shpërndara nga presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas tij, paratë u shpërndanë prmes kompanive fantazmë teksa i referohet firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’. Kjo e fundit kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Bashës në 2017-ën.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Basha merret i pandehur për lobimin rus

Çështja e pagesave të kryera nga PD-ja u hap në nëntor të vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Bazuar në deklarimet e kompanisë, thuhet se kishte marrë tre pagesa në një shumë prej 675 mijë dollarësh për punën në favor të Partisë Demokratike për vitin 2017. Pagesa e parë mbante datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, ndërsa dy pagesat e tjera janë bërë nga PD-ja më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Ky i fundit e mohoi përfshirjen e tij në lobim, duke ia lënë përgjegjësinë kompanisë ‘Muzin’.

Lulzim Basha u mor zyrtrisht i pndehur për çështjen e lobimit rus. Prokuroria e akuzonte asokohe Bashën vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

"Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se, është përmbyllur faza hetimore, dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në dokument.

Reagimi i Bashës kur u njoftua për hetimet

Nisjen e hetimeve ndaj tij, Basha e quajti të sajuar nga Edi Rama, ndëra akuzat i cilësoi absurde dhe qesharake. Sipas tij, Ramës i duhej diçka për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun. Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”, deklaronte Basha.

Si ia hodhi Basha drejtësisë me ndihmën e Ramës?

Vitin e kaluar, kryetari i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e financimit rus në PD. Berisha tha se Basha ka gënjyer dhe se fondet me të cilat ka financuar lobimin në SHBA kanë qenë ruse. 

Sipas tij, nga komunikimet që ka patur me biznesmenë shqiptaro-amerikanë për çështjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, rezulton se ata kanë dhënë dëshmi false dhe se nuk kanë dhënë para për të. 

Berisha deklaroi se ishte Edi Rama ai i cili po e mbronte Bashën për të mos u dënuar për finacimet ruse.

Berisha: Lulzim Basha më tha se këto para i kam mbledhur te biznesmenët shqiptarë në SHBA. E pyeta, a është kjo ligjore në përputhje me ligjet shqiptare dhe amerikane? - Plotësisht, më tha. Dhe unë e besova. Si kanë shkuar ato? - I ka kërkuar Muzin, tha, që të transferohen. Këtu ai ka sajuar një gënjeshtër se s'mund të them se komuniteti i zbulimit u mor me Dam Fridman se doli dhe tha se e kam ngritur këtë çështje që në 2018, investigimin që kishte bërë. Çfarë gjeta unë?

Në mars të këtij viti filluan të më thonë shqiptaro-amerikanë se ne kemi lëshuar dëshmi false, nuk kemi dhënë para. Gënjen Lulzim Basha kur thotë se ka bërë fund raising me ne. Kemi firmosur, por para nuk kemi dhënë. Më thanë mua jemi gati të vijmë të dëshmojmë në prokurorinë shqiptare. Kanë firmosur për të ndihmuar Bashën. Dhe unë dola në konferencë shtypi në datën 14 prill dhe u thashë gazetarëve se paratë janë ruse.

Dhe i them se Edi Rama po e mbron Lulzim Bashën nga financimi rus. Shoh tani unë që nuk është pyetur asnjë shqiptaro-amerikan. Edi Rama nuk lejonte hetimin. Unë mendova se këta kanë çuar prokuror atje. Asnjë. Këta nuk kanë thirrur Nick Muzin. Dhe përgjigjja s'dihet ku ka ngelur, thuhet në ambasadë. Në datën 14 prill kam deklaruar para gazetarëve se Edi Rama po mbyll dosjen ruse të Lulzim Bashës. Edi Rama tani mburret me rublat, por dosjen e rublave ai e mbylli. Janë 627 mijë dollarë që i janë dhënë Nick Muzin.

Të fundit