Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Metës: Do nxjerr prova serioze se patronazhistët janë fuksa, ky është sistem i Gestapos

Paralajmërimi i Metës: Do nxjerr prova serioze se patronazhistët
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të publikojë fakte se si patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistem i Gestapos. Ai tha se për përdorimin e të dhënave personale nga PS, priste që dikush të mbante përgjegjësi dhe të ishte në burg.

"Prisja që dikush të ishte në burg tani sesi të dhënat e çdo shqiptari janë shpërndarë duke ekspozuar kudo. Nuk janë patronazhistë por fuksat e regjimit të kaluar. Po kështu memet që shpërndahen për ta marrë këtë histori me të qeshur dhe shumë shpejt do të keni prova serioze se patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistem i Gestapos. Është e tmerrshme që të shikosh si patronazhisti, verifikon personin dhe në rrjetet sociale", tha Meta. 

Kreu i Shtetit iu kërkoi patonazhistëve të tërhiqen, sepse do mbajnë përgjegjësi ligjore. Ai tha se shqiptarët më 25 prill, duhet të tregojnë se janë popull shqiponjash jo 'fuksash'. Meta ftoi kandidatët për kryeministër të ballaqësojnë programet e tyre, duke theksuar nevojën e debatit.

Të fundit