Flash News

E-TJERA

Parandaloi vrasjen e dyfishtë, efektivi pritet nga Ardi Veliu: Jemi krenarë, veprimi ishte kurajoz

Parandaloi vrasjen e dyfishtë, efektivi pritet nga Ardi Veliu: Jemi
Ardi Veliu dhe Shkëlzen Tafa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim sot efektivin e Shqiponjave, Shkëlzen Tafën, i cili disa ditë më parë parandaloi një varsje të dyfishtë. Veliu e përgëzoi për guximin dhe aktin human që ai tregoi edhe pse nuk ishte në shërbim.

“Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij. Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj", ka thënë Veliu.

Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” është aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Të fundit