Flash News

E-TJERA

Dha 3.500 euro parapagesë, polici i burgjeve porositi ekzekutimin e dy personave

Dha 3.500 euro parapagesë, polici i burgjeve porositi ekzekutimin e dy

Në mesin e të arrestuarve nga operacioni policor sot në Durrës, ku u godit një grup kriminal, është edhe një polic i burgjeve Flamur Bejko.

Bejko ka kërkuar vrasjen e dy shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë i ka dhënë dy vëllezërve, Gentian dhe Indrit Beqiraj, një shumë paraprake prej 3500 eurosh si dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e vrasjes, 4 kg eksploziv dhe një armë zjarri automatik.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.  Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë.

Të fundit