Flash News

E-TJERA

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Ai është parë të dalë nga ambientet e organit hetues, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij.

Referuar raportimeve të mëparshme, Beqiri, është një nga emrat aktiv në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë, përfshirë ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit.

Të fundit