Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtëra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 11 deri 21°C