Flash News

E-TJERA

“Parlamenti do të ekzekutojë dënimin e Metës nga populli”, Presidenti: Me 24 korrik 2022 do ta bëjmë bashkë konferencën e fundit këtu

“Parlamenti do të ekzekutojë dënimin e Metës nga

Presidenti Ilir Meta në  një konferencë për shtyp, u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Parlamenti do të ekzekutojë dënimin e Ilir Metës nga populli.

Meta u shpreh se me “24 korrik 2022 do ta bëjmë bashkë konferencën e fundit këtu”, duke nënkuptuar kështu që s’do ketë dorëheqje por do ta çojë mandatin e tij të presidentit deri në fund.

Pyetje: Kryeministri Rama ka deklaruar se populli shqiptar e ka dënuar me votë Metën  dhe se këtë vendim do ta ekzekutojë parlamenti. Cila do jetë përgjigja juaj nëse ky vendim do të merret?

Meta: Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme. Nuk ka statistikë në botë që të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie kur diferenca është e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqe. Po të ishte për këtë histori do kishte ikur Ilir Meta nga presidenca. Me 24 korrik bashkë do ta bëjmë konferencën këtu.

Pyetje: Do ta mandatoni Edi Ramën si kryeministër? A i njihni zgjedhjet?

Meta: Kërkoj të zbatohet kodi zgjedhor pikë për pikë deri në shterimin e kërkesës së fundit.

Pyetje: Si themelues i LSI si ndiheni?

Meta: Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje. Kam qenë qytetar dhe kam dhënë një votë.

Të fundit