Flash News

E-TJERA

Parshikimi i Kodit Penal, sa vite burg rrezikon Vangjush Dako

Parshikimi i Kodit Penal, sa vite burg rrezikon Vangjush Dako

Prokuroria e Posaçme lëshoi dje 10 urdhër-arreste për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Dako u vetëdorëzua disa orë pasi SPAK kishte lëshuar urdhër-arrestet. Dako bashkë me ish-zyrtarët dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash.

Kodi Penal parashikon deri në 7 vite burg për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët me veprimet e tyre kanë dëmtuar interesat e shtetit apo shtetasve.

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”, thotë Kodi Penal.

Akuza për Vangjush Dakon lidhet me një shtesë pallati në Durrës dhe një projekt për shëtitoren që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit sipas KLSH-së 180 milionë lekë të vjetra.

Të fundit