Flash News

E-TJERA

“Partitë dhe kandidatët të kenë durim", Yuri Kim: Numëruesit të bëjnë me integritet punën

“Partitë dhe kandidatët të kenë durim", Yuri Kim:

Nga KZAZ-ja tek Shkolla “Vasil Shanto”, ku pritet të fillojë votimi nga momenti në moment, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka bërë thirrje për kandidatët që të kenë durim dhe të pranojnë rezultatin.

Ambasadorja amerikane theksoi se votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet.

"Për ta bërë punën e tyre me integritet dhe unë besoj se do ta bëjnë. Gjithashtu mendoj se autoritetet të ndjekin të gjithë ankesat që mund të dalin në mënyrë që të ketë përmirësim i gjithë procesi. Partitë dhe kandidatët të qetësohen, të kenë durim, të presin rezultatin dhe kur rezultatet të certifikohen t'i pranojnë. SHBA si një mik i popullit shqiptar do të jetë këtu deri në fund", tha Kim.

Të fundit