E-TJERA

Pas 5 orësh diskutime, Kushtetuesja shtyn seancën për shkarkimin e Metës

Pas 5 orësh diskutime, Kushtetuesja shtyn seancën për shkarkimin

Seanca gjyqësore për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është shtyrë për të rinisur sërish pas dy orës.

Kërkesa e maxhorancës kërkoi dy orë kohë që të shqyrtohej, ndërsa mes trupës gjykuese dhe presidencës pati rreth 70 pyetje-përgjigje të shkëmbyera mes tyre.

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos pranojë kërkesën e Presidencës për ta shtyrë seancën me një ditë. Nga ana e Presidencës, pati aludime se gjyqtarëve të cilët po shqyrtojnë çështjen, iu ka përfunduar mandati.

Përfaqësuesi ligjor i presidenti Bledar Dervishaj tha gjatë seancës se “Presidenti i Republikës ka parashtruar një kërkesë paraprake e cila është administruar para fillimit të seancës gjyqësore në orën 09:35 në protokollin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që ka të bëjë me vlerësimin që duhet të bëjnë gjyqtarët të shkaqeve për disa anëtarë të tjerë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit këto shkaqe vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të heqin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje.”

Të fundit