Flash News

E-TJERA

Pas debateve në Kuvend, miratohet projektligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

Pas debateve në Kuvend, miratohet projektligji për menaxhimin e Parkut

Miratohet projektligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Projektligji u miratua me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.  Seanca e sotme u shoqërua nga debate të gjata mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, lidhur me marrëveshjen që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se parku i Butrintit po jepet me koncesion për 10 vite për një fondacion privat, me anë të një modeli të koncesionit që nuk ishte par ëmë parë një gjë e tillë. Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzoi Fondin Shqiptaro-Amerikan, duke thënë se ka në plan betonizimin e Parkut si dhe po kthehet në ‘mashën’ e Edi Ramës për një projekt korruptiv.

Edhe deputeti socialist Pandeli Majko ngriti në Kuvend shqetësimin e ndryshimit të kufijve ku një pjesë e kësaj pasurie është lënë jashtë.

"E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave", tha Majko. 

Pas akuzave të ngritura nga opozita, kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se kjo qeveria ka zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura.

 

 

Të fundit