Flash News

E-TJERA

Pas dekretimit nga Begaj, Kuvendi njofton seancën e votimit të ministrave të rinj

Pas dekretimit nga Begaj, Kuvendi njofton seancën e votimit të

Sot, presidenti i Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar dhe datën për miratimin e ndryshimeve në qeveri në parlament të këtyre dekreteve.

Sipas Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet ditën e hënë 11 shtator në orën 14:00.

Pas miratimit në parlament ministrat e rinj të kabinetit Rama pritet të bëjnë betimin dhe nisin zyrtarisht punën.

Ndryshimet në qeveri:

Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj
Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm
Ikën Olta Xhaçka
Vjen
Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë
Ikën Frida Krifca
Vjen

Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit
Ikën Evis Kushi
Vjen
Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu
Vjen
Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali
Vjen
Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor
Arbian Mazniku

 

 

Të fundit