Flash News

E-TJERA

Pas Çekisë, emigracioni i paligjshëm nga Ballkani Perëndimor, ‘shqetëson’ edhe Gjermaninë

Pas Çekisë, emigracioni i paligjshëm nga Ballkani

Republika çeke ka paralajmëruar rikthimin e vizave për Shqipërinë dhe Serbinë, për shkak se nuk kanë arritur të mbajnë nën kontroll kalimet e paligjshme të emigrantëve të huaj.

Sipas presidencës çeke të BE-së, duke qenë se Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre për heqjen e vizave jashtë shtetit me BE-në, edhe pse ata gëzojnë udhëtim pa viza në bllok, kjo kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE.

“Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, hyjnë legalisht (pa viza) me ajër në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt anëtarit të BE-së”, thuhej në njoftim.

Mirëpo, një lajm i tillë u mohua dhe u përgënjeshtrua direkt nga qeveria e cila bëri fajtore opozitën për përhapjen e lajmeve të rreme.

Sikurse Çekia, edhe Gjermani duket se ka ngritur alarmin për rritjen e numrit të kalimeve të jashtëligjshme nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Në Ministeralin e parë të Ballkanit Perëndimor q u mbajt dje në Berlin, është kërkuar një vëmendje e veçantë mbi problematikën e kalimit të emigrantëve të paligjshëm përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, raporton Deutsche Welle. 

Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha se “duhet të mbajmë nën kontrollin emigracionin e parregullt nga Ballkani”. Faeser pohoi se emigracioni i parregullt nuk duhet të bëhet pengesë për njerëzit e tjerë që kërkojnë strehë, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendet e tjera të BE-së.

Komisionerja e BE-së, Ylva Johansson, u shpreh në të njëjtën linjë sikurse Faeser kur tha se do të rinegociojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të vihen në përdorim edhe ndërmjet vendeve të rajonit. 

Të fundit