Flash News

E-TJERA

Pas KE-së, "Reporterë pa Kufij" kritika për mosrespektimin e medias në Shqipëri: Gazetarët janë kthyer në objekt sulmi

Pas KE-së, "Reporterë pa Kufij" kritika për

Liria e shtypit mbetet një shqetësim në Shqipëri. Pas Këshillit Europian, këtë problematikë e ka ngritur organizata "Reporterë pa Kufij". Shqipëria renditet e 83-ta në botë sa i përket lirisë së medias, krahas vendeve afrikaneve.

Ndërsa Kosova është renditur e 78-ta. Në raport thuhet se qeveria ka rritur presionin ndaj medias në vitin 2020, duke "kërcënuar" se do të miratonte paketën anti-shpifje, pavarësisht kritikave nga organizatat e lirisë së shtypit dhe Komisioni i Venecias.

Sipas "Reporterë pa Kufij" kjo sjell rritje të çensurës.  Gjithashtu shton se sjellja e qeverisë ndaj medias inkurajoi biznesmenë dhe zyrtarë pro-qeveritarë që të padisin gazetarët, ndërsa përdorimi i gjuhës denigruese i ka kthyer ata në objekt sulmi.

Sulmet fizike janë të zakonshme dhe autoritetet nuk arrijnë t'i ndëshkojnë ato, thuhet më tej. Në raport evidentohet rasti kur në fillim të pandemisë, kryeministri Edi Rama i kërkoi publikut të “mbrohet nga media” dhe refuzoi të ndihmojë kur pandemia përkeqësoi problemet financiare të medias deri në atë pikë sa gazetat ndaluan së prodhuari botime për rreth gjashtë javë.

Këto konstaton "Reporterë pa Kufij" për lirinë e mediave në Shqipëri, ndërsa rendit në krye të klasifikikmit për respektimin e lirisë së shtypit vendet skandinave: Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.

Pas KE-së, "Reporterë pa Kufij" kritika për

Të fundit