Flash News

E-TJERA

Pas Kim dhe Soreca mbështet ONM-në: KPA të hetojë me pavarësi Elizabeta Imerajn

Pas Kim dhe Soreca mbështet ONM-në: KPA të hetojë me
Luigi Soreca, Elizabeta Imeraj

Pas ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar edhe ai i BE-së, Luigi Soreca lidhur me rastin e kryetares së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Soreca shpreh mbështetjen ndaj rekomandimit të vëzhguesëve ndërkombëtarë. Ai shton se pret që KPA të rihetojë këtë çështje me integritet.

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtar për apelin. Ne presim Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të rihetojë mbi këtë çështje me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çdo problem që është evidentuar në rekomandim të merret në shqyrtim”, shkruan Soreca.

Të fundit