Flash News

E-TJERA

Pas kritikave për transparencë, Rama i pret vetë në Rinas 1170 vaksinat e para nga Pfizer

Pas kritikave për transparencë, Rama i pret vetë në Rinas

Mbërrijnë në Rinas dozat e para të vaksinave anti-covid nga kompania Pfizer.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dy ministrat, Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë dhe Arben Ahmetaj i Rindërtimit i kanë pritur vetë në aeroport sasitë e para të vaksinave.

Ky proces u transmetua nga ERTV, ndërsa Rama zhvilloi konferencë për shtyp me gazetarët, teksa iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Nga avioni deri tek ISHP, dozat u transportuan nën masa të rrepta sigurie të shoqëruar nga forca të shumta policore.

Pamjet e mbërritjes së dozave të para u publikua në media (ERTV), ndryshe nga dozat e para “dhuratë” nga vendi mik i BE, për të cilin sërish Rama tha se vazhdon të mbetet sekret.

Ardhja e rreth një mijë dozave nga vendi mik nuk u bë transparent, duke u shoqëruar me kritikave dhe skeptizicmit në media dhe në opinionin publik.

Si do ndahen vaksinat e reja?

Kryeministri Edi Rama sqaroi se këto doza do të ofrohen sërish për bluzat e bardha, ndërsa në shkurt, pa dhënë datë, sipas tij pritet një tjetër sasi vaksinash, me të cilat do të nisë procesi për moshat e thyera.

“Se kam harruar që kemi marrë zotim të ndihmojmë Kosovën. Rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për mjekët e infermierë të Prishtinën këtu në Republikën e Shqipërisë.

I kam kërkuar ministrave të komunikojnë. Kur ata të jenë të gatshëm. jemi gati të mirëpresim fillimisht 50 bluza të bardha nga Prishtina këtu në Tiranë”, tha Rama.

I pyetur për koston e këtyre vaksinave, Rama nuk dha detaje për çmimin, pasi sipas tij kontrata parashikon të jetë sekret tregtar.

Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk i paragjykon shkencëtarët e këtyre vendeve për punën e tyre, por Shqipëria do të mbajë të njëjtin qëndrim si Bashkimi Evropian.

Sa i përket vaksinës kineze apo ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore për respekt të shkencëtarëve, por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë nga krahu perëndimor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh, sepse këtu janë shumë komponent bashkë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do ta rishikojmë këtë qasje. Asnjë paragjykim të natyrës shkencore”, theksoi ai.

Të fundit