Flash News

E-TJERA

Pas largimit të Ben Blushit, Vjollca Hoxha tregon kush e merr drejtimin e Top Channel

Pas largimit të Ben Blushit, Vjollca Hoxha tregon kush e merr drejtimin e

Ben Blushi u largua sot nga drejtimi i Top Channel. Blushi ishte prej afro katër vitesh drejtor i i Përgjithshëm i televizionit. Arsyet e largimit e tij janë të paqarta nëse ka dhënë dorëheqjen apo nëse kontrata me pronarët ka përfunduar.

Pas konfirmit për largimin e Blushit nga drejtimi i Top Channel, ka reaguar edhe aksionerja kryesore e medies Vjollca Hoxha. Në një e-mail që VjollcaHoxha i ka drejtuar stafit, të publikuar nga Albanian Post, shkruan se drejtimin e Top Channel do ta marrin trashëgimtarit e themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha.

“Duke falënderuar zotin Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20-vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush”, shkruhet në emailin e dërguar nga Hoxha.

Praktikisht, sipas asaj që Hoxha shkruan, drejtimi i Top Channel i kalon fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etian Hoxha.

Pas largimit të Ben Blushit, Vjollca Hoxha tregon kush e merr drejtimin e

 

Të fundit