Flash News

E-TJERA

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD infektohet me Covid-19

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD infektohet me Covid-19

Pas drejtuesit politik të qarkut të Lezhës, një herësh kandidat i PD për deputet Mark Marku, një tjetër kandidat demokrat njofton se është infektuar me Covid-19.

I dyti në listën e qarkut të Gjirokastrës, Roland Bejko njofton se per kete shkak, prej gati dy javësh po mungon fizikisht në fushatën elektorale në Qarkun e Gjirokastrës.

Të dashur miq,

Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit.

Mezi pres të jem pranë jush.

Ju faleminderit!”, shkruan kandidati i PD.

 

Të fundit