Flash News

E-TJERA

Pas PD-së dhe LSI kërkesë KQZ-së për kopje të pamjeve filmike në qendrat e numërimit të votave

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas Partisë Demokratike, i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i siguruar kopjo të materialeve filmike në qendrat e numërimit të votave.

Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve dhe akuzave të LSI-së për vjedhje mandatesh në tre zona të Shqipërisë, Berat, Korçë dhe Durrës.

Më herët në një dalje për median, Kryemadhi u shpreh: “LSI do vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim votash. Do vazhdojë që sot për ta çuar betejën e procesit zgjedhor. Ju bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit me 139 vota, kanë dalë 15 fletë të pavlefshme. Ndaj në Berat, Durrës dhe Korçë numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë, sepse tradhtia më e madhe vjen në tre mandate të Beratit, Korçës dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Ramën në Durrës, për 140 vita që Durrës, për 150 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit, dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota duke i hequr mandatin Artit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. kjo është tradhtia më e madhe prandaj numëruesit tanë të vazhdojnë betejën deri në fund”.

Pas PD-së dhe LSI kërkesë KQZ-së për kopje të

 

Të fundit