Flash News

E-TJERA

Pas pedagogëve, Lëvizja Studentore paralajmëron protestë: Qeveria po shtyn rritjen e shpenzimeve

Pas pedagogëve, Lëvizja Studentore paralajmëron protestë:

Lëvizja Studentore ka njoftuar nisjen e një proteste për kushtet e tyre. Ata thonë se qeveria po e shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët me kushtin për rritur pagat e tyre nga buxheti i universitetit.

Sipas studentëve, rritja e pagave për pedagogët përkthehet në rritje të tarifave për ata. Studentët kërkojnë mbështetjen e pedagogëve, ndërsa theksojnë se indiferenca qeveritare po shtyn të rinjtë drejt emigracionit.

“Sot studenti shqiptar ka gjithnjë e më pak kohë për të studiuar. Indiferenca qeveritare po shtyn mijëra të rinj drejt emigracionit. Qeveria po e shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët. Ne do luftojmë për një universitet që nuk përjashton askënd për arsye ekonomike.

Ata kanë harruar që duke u rritur paga e tyre na rritet edhe pagesat tona. Sot jemi vetëm për studentët. Organizimi duhet të jetë mes studentëve dhe pedagogëve. Se po rritën vetëm pagat e tyre do rriten tarifat tona.

Pedagogët duhet të bëjnë një kërkesë më të plotë që të përfshihemi edhe ne. Që të mos dalin vetëm për rritjen e rrogave. Është penalizuese për çdo student që vjen çdo ditë dhe kërkon të marrë dije në universitet. Ne e kemi bërë publike përgjigjen që na kanë kthyer. Unë mendoj që kjo gjë kërkon organizim në të gjitha fakultetet”, thuhet në deklaratë.

 

Të fundit