Flash News

E-TJERA

Pas Pishporosë, riaktivizohet vatra e zjarrit në Darëzezë të Fierit

Pas Pishporosë, riaktivizohet vatra e zjarrit në Darëzezë

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Darëzezë të Fierit. Flakët kanë pushtuar zonën rreth orës 19:00 të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri është neutralizuar pas disa orësh nga shërbimet zjarrfikëse. Pylli me pisha i Darezëzës është pjesë e masivit pyjor mbi 70-vjeçar që ndodhet në bregdetin e Semanit, Darezëzës e Pishporos.

Pylli në Pishporo ndërkohë vijon betejën me flakët të cilat dolën jashtë kontrollit. Prej pasdites së djeshme zjarrfikëset po punojnë për të shuar zjarrin që ka djegur sipërfaqe të tëra me bimë.

Të fundit