Flash News

E-TJERA

Pas pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, Sllovenia tërheq nga tregu specat e importuar nga Shqipëria

Pas pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, Sllovenia tërheq nga

Pas pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, edhe Sllovenia ka tërheq nga tregu specat e importuar nga Shqipëria.

Një sasi me speca të kuq të eksportuar drejt Sllovenisë nga Shqipëria janë tërhequr nga tregu për shkak të niveleve të larta të pesticideve që janë zbuluar në to, shkruajnë mediat vendase. 

Raportohet se kompania Geaprodukt në Slloveni ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria pasi në to janë gjetur pesticide të tepërta si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid.

Mësohet se produkti është importuar në Slloveni nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ndërsa kanë qenë të paketuara në kuti kartoni dhe plastikë.

Kujtojmë se dje Kroacia ka bllokuar një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara.

 

Të fundit