Flash News

E-TJERA

Pas rikthimit në Shqipëri, Soreca “troket” në derën e Ramës

Pas rikthimit në Shqipëri, Soreca “troket” në

Luigi Soreca u rikthye në Shqipëri në krye të delegacioni të BE-së, përkohësisht derisa të zgjidhet kreu i saj. E menjëherë, Soreca ka trokitur në derën e kryeminstrit Rama.

Soreca ka shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për integrimin e Shqipërisë brenda unionit. Po ashtu, mes Ramës dhe Sorecës ka pasur diskutime mbi Samitin e Procesit të Berlinit i cili do të mblidhet në Tiranë.

“Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë së shpejti", thuhet në postimin e Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Të fundit