Flash News

E-TJERA

Pas rusëve, ndalohen 4 çekë, hynë në tunelin e Uzinës së Poliçanit

Pas rusëve, ndalohen 4 çekë, hynë në tunelin e

Katër shtetas çekë janë ndaluar nga policia pasi kanë qenë duke lëvizur në një nga tunelet e Uzinës së Poliçanit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se policia ushtarake dhe Policia e Shtetit kanë izoluar tunelin dhe kanë ndaluar dy çekët. Në mesditë, disa metra larg tuneleve janë ndaluar edhe dy shtetase ceke. Ministria njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme.

“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, njofton Ministria.

Ngjarja vjen pa kaluar ende 24 orë nga sulmi i një shtetasi rus ndaj dy ushtarëve në Uzinë Ushtarake në Gramsh. Shtetasi rus, i shoqëruar nga një tjetër shtetase ruse dhe një ukrainas, tentuan të fotografonin dhe të hynin në brendësi të uzinës.

Dy ushtarët që ruanin godinën kanë vërejtur shtetasin rus dhe kanë shkuar ta ndalojnë, por ky i fundit i ka sulmuar me spray djegës në fytyrë. Aktualisht dy ushtarët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. 

Tre shtetasit rus dhe ukrainas u shoqëruan në komisariat. 

Të fundit