Flash News

E-TJERA

Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në rrjete sociale shfaqen si fotografë

Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në

Dy rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hyjnë në Uzinën Ushtarake të Gramshit mbrëmjen e djeshme. Tentativa e tyre la të plagosur dy ushtarakët që ruanin godinën, të cilët u sulmuan me spray djegës në fytyrë, nga shtetasi rus Mikhail Zorin, 24 vjeç.

Para uniformave blu, tre shtetasit kanë pohuar se janë turistë që kanë pasion fotografinë dhe kanë mohuar lidhjet me inteligjencën ruse.

Nga verifikimet e rrjetit social Instagram, dy rusët dhe ukrainasi kanë postuar foto të ndërtesave të vjetra dhe godinave apo uzinave ushtarake, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të botës.

Svetlana Timofoeva, e etiketon veten e saj në Instagram si një fotografe, teksa në profil ka edhe link-un e një faqeje ku shihen intervistat ruses të dhëna për mediat e njohura ndërkombëtare, foto galeri nga vende të ndryshme.

 Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në   

Pak minuta para ngjarjes në Gramsh, Svetlana ka postuar në InstaStory foto nga godina të vjetra të braktisura në vendin tonë.

Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në 

Në profilin e ukrainasit 25-vjeçar me iniciale A. T, pseudonimi i të cilit në Instagram është “Cyanidium”, janë postuar po ashtu foto nga uzina, ndërtesa të vjetra në shumë vende të botës. Në InstaStory, ukrainasi ka postuar foton e mjetit tip “Chevrolet”, me të cilin kanë qenë dje në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh.

Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në Dyshime për spiunazh/ Kush janë dy rusët dhe ukrainasi, në  

Të fundit