Flash News

E-TJERA

Pas Thethit, qeveria çon fadromat e IKMT në Valbonë, nis shembja e bujtinave

Pas Thethit, qeveria çon fadromat e IKMT në Valbonë, nis

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditët e fundit aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë. Pas shembjes së 8 objekteve të enjten, autoritetet kanë planifikuar rrëzimin e të paktën 12 strukturave të tjera të ndërtuara me betonarme apo si ngrehina pa leje.

Zyrtarisht, IKMT thekson se këto aksione synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. Por zhvillimet në Valbonë ngjallin kujtime të freskëta nga praktika e ndjekur në Theth, ku disa prej bujtinave tradicionale të ndërtuara me investime familjare u shembën, duke lënë banorë dhe sipërmarrës lokalë përballë humbjes.

Ndërsa vendos të shembë objektet e ndërtuara në këto zona malore, si investim disavjeçar nga qytetarë e sipërmarrës, qeveria ka mbyllur sytë përballë ndërtimeve të mëdha, komplekseve luksoze dhe projekteve të lidhura me oligarkët në zona bregdetare apo urbane.

Në Valbonë, si edhe në Theth, strukturat e ngritura janë kthyer në simbole të mikpritjes dhe kulturës së Alpeve, por sot rrezikojnë të shuhen nën fadromat e IKMT-së.

Të fundit