Flash News

E-TJERA

Pas Yuri Kim, në Elbasan shkon edhe Duncan Norman; takime me drejtuesit politik në këtë qark

Pas Yuri Kim, në Elbasan shkon edhe Duncan Norman; takime me drejtuesit
Duncan Norman

Diplomati britanik në vendin tonë, Duncan Norman ka shkuar sot në Elbasan.

Ai do të takojë drejtuesit politikë të PS dhe PD në këtë qark, përkatësisht Taulant Ballën dhe Gazmend Bardhin. Ai mund të ketë takime edhe me përfaqësues së forcave të tjera politike.

Më herët ishte kryediplomatja amerikane, Yuri Kim që vizitoi Elbasanin disa javë më parë, ku u takua me drejtuesit politikë në këtë qark. Këto diskutime vijnë në një kohë, kur na ndajnë 25 ditë nga data e zgjedhjeve.

Të fundit