Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Pasi zgjati mandatin në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi kërkon më shumë fonde
Kryetari i Akademisë së Shkencave, ish-politikani Skender Gjinushi ka shfrytëzuar diskutimin mbi mbrojtjen e ekosistemit dhe ujarëve në vend për të kërkuar më shumë fonde.
Para kolegëve të tij vendas e të huaj ai thekson domosdoshmërinë e financave për kërkimin shkencor në çdo fushë.
“Është shumë i domosdoshëm jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për vetë arsimin sepse është ushqimi bazë për të kualifikuar trupën pedagogjike dhe akademike, duke ngritur nivelin e gjithë sistemit.”
Kujtojmë se dy muaj më parë PS votoi në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë, akt ky që është shoqëruar me kundërshtime dhe debate të shumta.