Flash News

E-TJERA

"Patën një debat", shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në Itali, u vra nga një bashkatdhetar

"Patën një debat", shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në

Është zbardhur dinamika e vdekjes së 47-vjeçarit shqiptar i cili u gjet i vdekur në Itali.

Fillimisht u raportua se i ndjeri kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Ndërkohë sot mediat italiane shkruajnë se Ilir Dervashi  është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjerit që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçari Miri Gurra.

Dyshohet se ata kanë pasur një debat ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë.

Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin. Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti.

Të fundit