Flash News

E-TJERA

"Patericë" e Ramës? Topalli: Çfarë do bëj nëse PS fiton zgjedhjet

"Patericë" e Ramës? Topalli: Çfarë do bëj

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topallit ka treguar sesi do të veprojë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo u shpreh e sigurt se partia e saj do të marrë mandate sa për t'u bërë një faktorë i rëndësishëm politik në formimin e qeverisë.

Ajo shprehet se është e gatshme që të negociojë me PD-në pas zgjedhjeve për koalicion qeverisës, por jo me Bashën kryeministër. Në rast të një fitoreje të një mandati të tretë nga PS, Topalli tha se do të bëjë opozitë të fortë kundër Edi Ramës dhe atyre që e mbajnë në pushtet.

Kujtojmë se ajo është akuzuar shpesh herë nga kryetari Basha se në këto zgjedhje është duke i shërbyer Ramës.

"Do sjellë shumë surpriza, për disa që mendojnë dhe skepticizëm, nuk e shoh vetëm të Shkodra dhe Tiranë. Unë besoj se nuk do më gaboj nuhatja politike, e di që vendimi që kemi marrë është një vendim i vështirë. Por kur ke vullnetin dhe përkushtimin dhe ia del. Në Dibër janë disa kandidatura, po flas për numrin e parë të listës, ajo është një politikane e lindur përballë Xhelal Mziut, dibranët janë të mençur. Besoj se do të marrim aq mandate se të bëhemi faktor. Mendoj që asnjëra prej palëve nuk mund të qeverisë e vetme, ne mund të jemi një faktor dhe pastaj i mbetet negociatat dhe më pas negociatat do të ishin me të djathtën, se ne jemi një lëvizje e djathtë dhe unë jam e djathtë. Nuk përfytyrojë që të bëhet negociata për emra, ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të ri zgjedhjes. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-së për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramën dhe atyre që e mbajnë në pushtet", tha Topalli në Report tv.

Të fundit