Flash News

E-TJERA

Patozi: PD, PS, LSI janë "kujdesur" të mos kenë asnjë përfaqësues nga Kavaja në listat e tyre

Patozi: PD, PS, LSI janë "kujdesur" të mos kenë

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi akuzon tri partitë kryesore në vend PD, PS dhe LSI se në listat e tyre të kandidatëve për deputetë nuk kanë asnjë përfaqësues nga Kavaja.

Pas takimit me banorë të Kavajës, Patozi thotë se ndryshe nga partitë e mëdha në vend, Bindja Demokratike përfaqësohet në Kavajë me projektin e ri për ndryshim si dhe me një buqetë kandidatësh.

Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin

Tre partitë kryesore, që sundojnë prej dekadash Shqipërinë, janë "kujdesur" që në listat e tyre të mos ketë asnjë përfaqësues nga Kavaja.

Do të mjaftonte ky fakt për të treguar vlerësimin dhe respektin e tyre për qytetin, që i parapriu rrëzimit të komunizmit.

Bindja Demokratike përfaqësohet në Kavajë me projektin e ri për ndryshim si dhe me një buqetë kandidatësh, që janë krenarë për vendlindjen e tyre.

Me bashkëqytetarët e mi biseduam sot për risitë e "Planit tonë për një Shqipëri normale" si e vetmja zgjidhje, në kushtet kur tre mëkatarët e mëdhenj të politikës ngjajnë njësoj”, shkruan Patozi.

 

 

Të fundit