Flash News

E-TJERA

Patriarku serb hyri në Mal të Zi pa u kontrolluar, jep dorëheqjen shefi i Policisë Kufitare

Patriarku serb hyri në Mal të Zi pa u kontrolluar, jep dorëheqjen

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç ka dhënë dorëheqjen, pasi patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Pas vendimit të Akoviç, ka reaguar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili e ka përshëndetur vendimin.

"Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç.

 

Të fundit