Flash News

E-TJERA

“Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël”, Meta: Më thotë ‘babi mos pi më, ç’punë ke me gruan e Gjiknurit’

“Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e

Presidenti Ilir Meta deklaron se patronazhistët e PS i ngacmojnë vajzën e vogël, Era, duke i dërguar mesazhe të ndryshme, pasi sipas tij e dinë që e ka pikë të dobët.

Në konferencën për mediat, Meta tregon madje edhe bisedat me të bijën, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar të mos pijë më.

Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël, duke e ditur se e kam pikë të dobët. Para disa ditësh i kishin dërguar një lajm sikur unë i kisha ngacmuar gruan e Damian Gjiknurit.

Më tha ‘babi mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tij’. Më tregoi lajmin, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus se njerëz jemi, por jo i thashë, unë kam thënë gurunë, jo gruan.

Mora Tedin dhe i thashë ta korrigjojë te kjo agjenci lajmesh se është gabim. I dërgojnë gocës vazhdimisht dhe i thonë thuaj babit të mos pijë më, të mos ngrejë zërin por të ruajë figurën e Presidentit”, thotë Meta.

 

Të fundit