Flash News

E-TJERA

PD-ASHM kundërshton certifikimin e 11 majit, Kume: Opozita është në të drejtën e saj

PD-ASHM kundërshton certifikimin e 11 majit, Kume: Opozita është

Opozita ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë për të kundërshtuar vendimin që vulosi 83 mandatet e shumicës qeverisëse.

PD-ASHM pritet që të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndaj për ekspertin zgjedhor Kristaq Kume opozita po përdor çdo gjë ligjore që ka në dorë për t’i ankimuar këto zgjedhje.

Ai tha në Ora news se pavarësish kundërshtimit, nuk pret që të ketë një situatë të papritur.

“Opozita është në të drejtën e saj dhe po përdor të gjitha hapësirat që i lejon ligji dhe Kodi Zgjedhor, pjesë e së cilës është dhe animimi i rezultatit final të zgjedhjeve.

Pra, me këtë nuk është se jemi në një situatë ekstra-politike, pasi është vazhdim dhe zbatim i asaj çfarë parashikon ligji, por për mua, referuar gjithçkaje që ka ndodhur deri më sot, në këtë proces zgjedhor dhe në fazën përfundimtare të tij, në shqyrtimin e anikimimet e bëra, nuk pres që të ketë një situatë të papritur.

Pra, nëse Partia Demokratike do ta depozitojë padinë e saj, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet dhe për mua duket se është e pritshme që do të njihet ky vendim i Rregullatorit dhe hapet më pas e gjithë hapësira për të vazhduar më tej e gjithë procedura, ku Presidenti do të caktojë dhe datën se kur do të mblidhet dhe Legjislatura e re”., u shpreh Kume. 

Të fundit