Flash News

E-TJERA

PD denoncon tentativat për blerje të votës në Maliq, policia procedon demokratët

PD denoncon tentativat për blerje të votës në Maliq, policia

Drejtuesi politik i qarkut Korçë për Partinë Demokratike, Edmond Spaho bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se mbrëmë rreth mesnatës janë ndaluar tre automjete në të cilat ndodheshin 7 punonjës të Njësisë Administrative Vreshtas.

Sipas tij, struktura e PD për mbrojtjen e votës ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie dhe se në to u gjet lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe një listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

Mbreme rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votes se PD ne fshatin Podgorie ndaloi tre makina te njesise administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes te kesaj njesie ne to.

Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Ëolksvagen te drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me force,kurse makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesise Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.

Ne terren se bashku me ta ishte edhe kryetari I PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar I tatimeve Korce Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbrriten forcat e rendit te cilet ushtruan presion per lirimin e rruges dhe te makines se bllokuar.

Me insistimin e perfaqesuesve te PD u kerkua qe makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.

Nga nje kontroll i percipte ne vend ne makinen e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhesve te fshatit Podgorie

Listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dore me emra banoresh te ketij fshati te cilen policia refuzoi ta beje publike.

Pas shoqerimit te makines se administratorit ne Drejtorine e Policise Korce dhe pyetjes se administratorit dhe deshmitareve okulare , Drejtoria e Policise vendosi te liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqeruesin e tij Gerti Tabaku si dhe cuditerisht te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bej thirrje te gjithe anëtareve dhe simpatizanteve te PD qe te vazhdojne te qendrojne dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes”, shkruante Spaho.

Mirëpo, policia ka nisur hetimet për tre simpatizantë të Partisë Demokratike në Maliq pasi ndaluan një automjet në të cilin pretendonin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç; Endrison Dushku dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik.

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtonte me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota”.

Policia thotë se në mjetin e administratorit Ahmet Goroveci, nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

“Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

 

Të fundit