Flash News

E-TJERA

PD kërkon ndryshime kushtetuese, Xhixho: S'janë thelbësore, Kushtetuta ndryshohet sipas oreksit partiak

PD kërkon ndryshime kushtetuese, Xhixho: S'janë thelbësore,

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho tha se vendit i duhen ndryshime më thelbësore duke iu referuar propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese.

Ajo theksoi se Kushtetuta është një nga dokumentet që është ndryshuar më shpesh ndër vite, sipas orekseve partiake. Xhixho është shprehur pro vetting-ut në politikë, teksa sqaroi se çdo politikan që është përfshirë në korrupsion apo ka abuzuar, të ndiqet penalisht.

Ndër të tjera, Xhixho foli edhe për Reformën Territoriale, teksa theksoi se kjo rerfomë duhet të mbështetet në parime thelbësore, transparente dhe të jetë pjesë e një diskursi politik me qytetarët.

"PD ka të drejtë të propozojë ndryshime të caktuara. Kur hidhet në diskutim ndryshimi i kushtetues, jam shumë e ndjeshme, sepse shumë herë në vendin tonë është ndryshuar për interesa të çastit. Është kthyer në një dokument që ndërrohet herë pas herë sipas orekseve të partive politike. Kjo nuk është gjë e mirë për vendin apo shtetin për të cilin punojmë. Personalisht jam për vetting në politikë, kushdo që ka abuzuar apo ka kryer korrupsion të ndiqet penalisht për veprimet apo mos veprimet e tij. Edhe Komiteti i Helsinkut shprehu shqetësimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të diskutohen dhe ekspertë. Propozimet për ndryshimet kushtetuese nuk janë thelbësore, mendoj se vendit i nevojiten ndryshime thelbësore kushtetuese.

Reforma territoriale, se ka kryer qëllimin për të cilin u krijua ajo reformë. Duhet një reformë që të mbështet në disa parime, i pari duhet të jetë që ti shërbejë qytetarëve, nuk do të doja që kjo reformë të ishte ndonjë reformë e një pazari apo pjesë e interesave të partive politike siç ka qenë dhe më para. Reforma territoriale të mbështet në parime thelbësore dhe të jetë pjesë e një diskursi politik me qytetarët. Nëse kjo reformë e cila padyshim është e domosdoshme, dhe kërkon një transparencë me qytetarët, vendimmarrja do jetë hap pas hapi. Një gjë që duhet të na shqetësoj në Shqipëri është se nuk ka debat për shumë çështje," u shpreh Xhixho.

 

Të fundit