Flash News

E-TJERA

PD me rritje nga 2017-ta dhe LSI me rënie, surprizë PSD-ja; si ndahen mandatet në qarqe, PS merr të 73-in me fitoren në Berat

PD me rritje nga 2017-ta dhe LSI me rënie, surprizë PSD-ja; si ndahen
Foto ilustruese

Me mandatin e pestë të fituar në Berat, PS shkon në 73 deri më tani. Partia Socialiste ndiqet nga PD me  39.4% ose 59 mandate, LSI me 6.9% ose 5 mandate dhe PSD me 2.2% ose 3 mandate.

PS-676484 vota
PD-548223 vota
LSI-96143   vota
PSD- 31159 vota

Krahësuar me zgjedhjet e 2017-ës, PS ka shënuar rënie, ndërsa PD është rritur me 16 mandate, sipas rezultateve të deritanishme. Në zgjedhjet e kaluara, PS mori 74 mandate, ndërsa PD 43.

Forca e tretë, LSI ka pësuar rënie të konsiderushme krahësuar me rezultatin e 2017-ës. Nga 19 mandate, LSI ka siguruar vetëm 5 ulëse në Kuvend, sipas të dhënave të deritanishme. Vlen për të theksuar se numërimi i votave është drejt fundit.

Habi ishte fakti që LSI nuk siguroi asnjë mandat në qarkun e Beratit, vendlindjen e themeluesit të saj, Ilir Meta. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i PSD-së, që deri më tani ka siguruar 3 mandate, dy në Shkodër dhe një në Tiranë. Kryetari Tom Doshi është shprehur se synon 4 mandate në këto zgjedhje dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me PS-në.

Partia Socialiste kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme, ndërsa demokratët kanë fituar bastionet e veriut, në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe në Dibër.

Si ndahen mandatet në qarqet, ku numërimi ka përfunduar, ose është në kutitë e fundit:

Elbasan: 8 PS, 6 PD, 0 LSI

Gjirokastër: 3 PS, 1 PD, 0 LSI

Vlorë: 8 PS, 4 PD, 0 LSI

Shkodër: 3 PS, 5 PD, 1 LSI, 2 PSD

Dibër: 2 PS , 3 PD, 0 LSI

Kukës: 1 PS, 2 PD, 0 LSI

Lezhë: 3 PS , 4 PD, 0 LSI

Fier: 9 PS, 6 PD, 1 LSI

Berat: 5 PS , 2 PD, 0 LSI

Numërimi nuk është mbyllur ende në qarqet Korçë, Durrës, Tiranë. PS është drejt "thyerjes" së traditës së qeverisjes 8 vjeçare. Në Shqipëri, më herët nuk kishte ndodhur që një parti të qeveriste për 12 vite pa ndërprerje.

Të fundit