Flash News

E-TJERA

Pedagogët në protestë: Nuk pranojmë lëmoshë, qeveria ta shikojë arsimin si prioritet

Pedagogët në protestë: Nuk pranojmë lëmoshë,

Sikurse kishin paralajmëruar, pedagogët dhe stafi akademik kanë dalë në protestë para univeristetit Politeknik. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesat për qeverinë.

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë dhe të rrisë pagat. Ai tha se nuk do të pranojnë karamele apo lëmoshë.

“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që t’i përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, është e panegociueshme”, tha ai.

Ndërsa Klodian Dhoska, pedagog i Politeknikut kërkoi që qeveria të kthejë sytë nga arsimi i lartë.

“I bëj thirrje ministres së Arsimit të na shohë si partner dhe jo si armik. Kur ndodhi tërmeti ishim ne pedagogët që i dolëm në krah kryeministrit për të zgjidhur problemet. U bëmë edhe psikologë. I bëj thirrje kryeministrit ta shikojë arsimin e lartë si prioritet kombëtar”, u shpreh pedagogu.

Të fundit