Flash News

E-TJERA

Pedagogu shqiptar në Britani nderohet nga Mbreti Charles me titullin “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”

Pedagogu shqiptar në Britani nderohet nga Mbreti Charles me titullin

Një shqiptar është nderuar nga Mbrei Charles në Britaninë e Madhe me titullin “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”. Bëhet fjalë për pedagogun e drejtësisë në Universitetin “College of London”, Andi Hoxhaj.

Lajmi është dhënë nga profesori Fabian Zhilla, i cili i ka përcjellë edhe një urim për Hoxhajn.

“Sot nje shqiptar nderohet nga Britania e Madhe duke nderuar origjinen dhe vendin e tij ne nje kohe jo te mire per imazhin e shqiptareve atje. Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin 'College of London' nderohet me  titullin 'Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike'. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mire”, shkruan Zhilla, në Facebook.

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith, përmes një postimi në platformën X, shkruan se është mirë që promovohen lidhjet e komunitetit mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

“OBE: Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike - Dr Andi HOXHAJ, Lektor në Drejtësi, University College London. Për shërbimet për Marrëdhëniet MB/Shqipëri”.

E gëzueshme, puna e tillë e vështirë për të promovuar partneritetet universitare dhe lidhjet e komunitetit MB-Shqipëri është kaq e njohur!”, shkruan ambasadori britanik.

Të fundit