Flash News

E-TJERA

Ped*fili abuzonte me djemtë e mitur në Tiranë, Policia shpall në kërkim 63-vjeçarin

Ped*fili abuzonte me djemtë e mitur në Tiranë, Policia shpall

Policia e Tiranës ka reaguar dhe ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa të mitur e madje ka abuzuar seksualisht me një prej tyre.

I moshuari, banues në Tiranë, do të hetohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pas një video të transmetuar mbrëmë në emisionin investigativ "Piranjat".

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "Piranjat", për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se: Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P. M., dhe po punohet për kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Të fundit