Flash News

E-TJERA

Pelinku: Disa persona kanë shkuar të votojnë dy herë, problematika në zonat e thella

Pelinku: Disa persona kanë shkuar të votojnë dy herë,
Lealba Pelinku

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku tha se disa zona të thella nuk u mbuluan me operatorë, duke theksuar se shkaku i këtyre mungesave ishte koha e shkurtër e implementimit të teknologjisë.

“Disa zona nuk u mbuluan dot me operatorë, përkatësisht zona të thella. Duke pasur parasysh që ishte një projekt, që si asnjëherë u implementua, në një hark kohor tejet të shkurtër, faza e rekrutimit të trajnerëve e ka ndjerë vështirësinë e kohës, ndaj e patëm të pamundur të arrinim t’i mbulonim të gjitha qendrat. Por, është një shifër vërtet e kënaqshme", tha Pelinku.

Kjo e fundit ka folur edhe për rastet e votimit për të dytën herë. Pelinku u shpreh për “News 24” se ka pasur raste, ku një preson është paraqitur për të votuar dy herë, por është identifikuar nga pajisja.

"Ka pasur situata kur dikush paraqitej dhe rezultonte se ishte identifikuar më parë. Pajisja në këtë pjesë nuk gabon dhe kjo ka shumë mundësi që lidhet me fenomenin, kur dikush tjetër të ketë përdorur mjetin e identitetit të personit”, tha Pelinku.

Të fundit