Flash News

E-TJERA

Pellgje me ujë dhe baltë, Durrësi përtej propagandës

Pellgje me ujë dhe baltë, Durrësi përtej propagandës

Sikurse ndodh zakonisht, investimet bëhen kryesisht vetëm nëpër qytete duke lenë në harresë  lagjet që ndodhen në periferi dhe jo vetëm.

Kështu ka ndodhur dhe në Durrës ku investimet janë janë përqendruar vetëm në qendër të qytetit, dhe pranë zonës së plazhit, pasi vetëm pak metra larg qendrës, lagjet e qytetit janë lënë tërësisht në harresë.

Banorët shprehet se nuk kanë marrë asnjë shërbim nga bashkia dhe qeveria pavarësisht kërkesave të tyre.

Rasti është denoncuar nga JOQ, ku një qytetare ka dërguar disa pamje nga rruga “Amazona”, e cila duket në gjendje të mjerueshme.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje jeta esht qejf e publikon pak mbase e shef kryetarj e bashkis se Durresit dhe vin e rregullojn se nuk po kalojm dot. Adresa rruga amazona tek varrezat e reja. Durres.

Të fundit