Flash News

E-TJERA

Pengmarrja e 19-vjeçarit në Sarandë, policia: I riu ndodhet në komisariat

Pengmarrja e 19-vjeçarit në Sarandë, policia: I riu ndodhet

Një ngjarje që u raportua si pengmarrje mesditën e së mërkurës në Qafë Gjashtë të Sarandës ka rezultuar të jetë një mosmarrëveshje mes dy personave.

Sipas policisë së Sarandës, shtetasi F. M., 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me konfliktin që ka pasur me një tjetër shtetas.

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”-njofton policia.

Të fundit