Flash News

E-TJERA

Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga

179 raste të reja, 2 humbje jete dhe 587 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Rastet e reja pozitive me COVID-19 janë nga: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Numri në total i të infektuarve në vendin tonë prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 129,307 qytetarë, ndërsa i të shëruarve në 100,600 qytetarë. 

Për dy viktimat e 24 orëve të fundit bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana, të moshave 82 - 85 vjeç. Kujtojmë se dy viktima në 24 orë, kishte disa muaj që nuk regjistrohej kjo statistikë e ulët. Numri në total i humbjeve të jetëve si pasojë e COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 2,337 viktima.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2652
Testime totale 602,322
Raste pozitive 129,307
Raste të shëruara 100,600
Raste Aktive 26,370
Humbje jete 2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22

Të fundit