Flash News

E-TJERA

Për herë të dytë në SPAK, Gaz Paja: Prokurori më mori telefonin

Për herë të dytë në SPAK, Gaz Paja: Prokurori më

Aktori i humorit Gaz Paja ka dalë nga ambientet e SPAK.

Ai është pyetur nga mediat se herën e dytë në SPAK, u thirr si aktor apo si investitor strategjik.

Duke u larguar, Paja u përgjigj me ironi se kishte konsumuar një kafe me prokurorin duke zbuluar se ky i fundit, i ka sekuestruar telefonin.

“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK.

Të fundit